Burimi: 
								Kohajone.com
								
							
                                    Foto © Kohajone.com                                
                            Zëvendëskryeministrja Balluku: Shqipëria, portë hyrëse e BE-së. Ndërtuam mbi një mijë kilometra rrugë
                            Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, në fjalën e saj gjatë Konferencës së Ambasadorëve, ka theksuar se projektet strategjike të infrastrukturës nuk do të kenë ndikim vetëm në zhvillimin e brendshëm të Shqipërisë, por edhe në forcimin e ndërlidhjes së Ballkanit Perëndimor. Balluku u ndal veçanërisht te pozicioni gjeografik i favorshëm i vendit, i cili, sipas saj, e shndërron Shqipërinë në një portë hyrëse të Bashkimit Evropian në rajon. Më tej, Balluku bëri bilancin e investimeve në infrastrukturë gjatë dekadës së fundit, ku përmendi ndërtimin e mbi 1 mijë kilometrave rrugë, si dhe projektet e rëndësishme si tuneli i Murrizit, Porto Romano dhe lidhjet hekurudhore, të cilat po transformojnë qasjen e Shqipërisë në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare. “Projektet e mëdha nuk...