“Ndeshja më e mirë e Kosovës”, Foda dhe Muriqi krenar për suksesin e dardanëve: Reagim perfekt pas Zvicrës

“Ndeshja më e mirë e Kosovës”, Foda dhe Muriqi krenar për suksesin e dardanëve: Reagim perfekt pas Zvicrës

Fitorja e Kosovës ndaj Suedisë ishte padyshim një prej rezultateve më të mira në historinë e përfaqësueses dardane. Një sukses ndaj një skuadër yjesh siç është përfaqësuesja suedeze, por mbi të gjitha një fitore që ndez ëndrrën Botëror, një ëndërr që pakkush e mendon se mund të bëhet realitet, por performanca e skuadrës së teknikut Foda të hënën në “Fadil Vokrri”, konfirmoi shpirtin luftarak dhe karakterin që kjo skuadër ka. Vetë tekniku gjerman u shpreh mjaft i kënaqur në përfundim të sfidës ndaj Suedisë: “Jam shumë krenar me skuadrën në përgjithësi, kanë luftuar për gjatë 90 minuta, ndaj një kombëtare me lojtarë me shumë kualitet si Suedia. I’u thashë lojtarëve pas Zvicrës që ndaj Suedisë kemi mundësi të reja për të marrë 3 pikë. Gjithë...