Celibashi 14 propozime për Reformën Zgjedhore: Komisionet me përbërje partiake, dështim! Rregulla strikte për financimin..

Celibashi 14 propozime për Reformën Zgjedhore: Komisionet me përbërje partiake, dështim! Rregulla strikte për financimin..

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi po zhvillon një bashkëbisedim me gazetarët, tashmë që rezultati i zgjedhjeve të 11 majit është certifikuar përfundimisht. Në komunikimin me gazetarët, Celibashi tha se nisur nga zgjedhjet e fundit, është e nevojshme që të bëhen disa ndryshime. Ai propozoi 14 pika që sipas tij, duhet të merren në konderatë për reformën zgjedhore. “Pak kohë ka kaluar nga momenti kur janë zhvilluar këto zgjedhje por ky proces, por edhe zgjedhjet e më përpara, në mënyrë të arsyetuar ne na nxisin për të sjellë në vëmendje të politikës dhe kuvendit, që pritet të konstituohet në këtë fundjavë, disa prej aspekteve që ne mendojmë se do të duhet të vendosen në axhendë prioritare. Çështja e integrimit është prioritet jo vetëm për qeverinë por edhe për...