Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Kolegji Zgjedhor nuk duhet të shqyrtojë ankimimet zgjedhore”/ Celibashi: Politika të vendosë shpejt për zgjerimin e votimit elektronik!
Në një bashkëbisedim me gazetarët ditën e sotme, kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhor, Ilirjan Celibashi, tha se klasa politike në Shqipëri duhet të vendosë sa më shpejt nëse do të zgjerojë apo jo implementimin e votimit elektronik në vend, pasi një model i tillë për leximin e vullnetit të qytetarëve kërkon shumë kohë për t’u ngritur. “Do duhet që politika shqiptare të vendosë shpejt në lidhje me këtë çështje. Nëse do të diskutohet për të zgjeruar votimin elektronik, ky votim të merret sa më shpejt, se nëse zgjerimi i tij do të përfshijë të gjithë njësitë e qeverisjes së vendit, kohë që nuk duhet për ta arritur këtë proces, nuk mund të jetë 1, 2, 3, 4 muaj. Numërimi ngelet çështje që duhet të...