Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Shqipëria në aksion, sot ndaj Letonisë për të mbetur në…garë
Tirana, kryeqendra e Shqipërisë, do të jetë destinacioni kryesor i mbrëmjes së sotme për mbështetësit kuqezi të Kombëtares A. Në program, ndeshja e Grupit K të fushatës kualifikuese, zona UEFA, për fazën finale të Botërorit 2026 (SHBA, Kanada, Meksikë). Me katër ndeshje të luajtura dhe vetëm 5 pikë, çdo takim për kuqezinjtë tani kthehet në mision aspak të lehtë. Një ëndërr për të shkuar në Botëor ndërsa grupi tani kryesohet nga Anglia 12 pikë dhe Serbia 7 (një ndeshje më pak) e bën mjaft delikate jo vetëm takimin e sotëm por dhe ato që do të pasojnë me 11 tetor në Beograd,13 nëntor në Andorra dhe 16 nëntor në ‘Air Albania Stadium’ me Anglinë. Ndërkohë sot Silvinjo do të ketë në dispozicion kontigjentin që ai...