Dimal/ Fëmijët në Donofrosë mësojnë në një lokal të marrë me qira

Dimal/ Fëmijët në Donofrosë mësojnë në një lokal të marrë me qira

Prej katër vitesh, nxënësit e fshatit Donofrosë në bashkinë Dimal zhvillojnë mësimin në kushte skandaloze, në një lokal të marrë me qira nga bashkia. Shkolla 9-vjeçare e fshatit është mbyllur me pretendimin se kishte rrezik shembjeje për shkak të një plasaritjeje në mur, por banorët thonë se kjo u bë vetëm për të plotësuar tekat e një banori, ndërsa sot oborri i shkollës përdoret për të kullotur delet. Aktualisht, në lokalin e përshtatur mësojnë vetëm 53 nxënës, të shpërndarë në 6 klasa, të cilët ndahen nga njëri-tjetri vetëm me perde. Nxënësit shprehen se kushtet janë të papranueshme, pasi dëgjojnë mësimin e klasës tjetër, zhurmat nga rruga, bagëtitë jashtë dhe madje edhe gjarpërinj brenda ambienteve. “Kushtet janë shumë të këqija, dëgjojmë edhe klasat e tjera dhe...