Balluku: Shqipëria me ekonomi të qëndrueshme. Politikat transparente tërheqin kompanitë elitare

Balluku: Shqipëria me ekonomi të qëndrueshme. Politikat transparente tërheqin kompanitë elitare

Belinda Balluku, zëvendëskryeministre, njëherësh ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, mbajti sot fjalën hapëse në konferencën e ambasadorëve, që do të zhvillojë punimet për 3 ditë në Tiranë. Balluku deklaroi se Shqipëria është vetëm një hap larg ëndrrës së saj europiane dhe se sot ka një ekonomi të qëndrueshme. Më tej, në fjalën e saj, Balluku tha se Shqipëria po ndërton një ekonomi konkurruese dhe transparente dhe se kompanitë më të mëdha të ekselencës po investojnë në vendin tonë falë politikave transparente. “Po jetojmë në Shqipërinë e turizmit, e kulinarisë. Ju jeni me fat sepse promovoheni nga një kryeministër që sot përfaqëson një brand më vete. Do të propozoja sot që ministria e Jashtme ta shohë rikthimin në bazë semestrash për t’ju dhënë informacionin e duhur....