Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Hiqet bllokimi i mediave sociale pas protestave që lanë 19 të vdekur dhe 100 të plagosur
Nepali ka vendosur te heqë bllokimin e mediave sociale, pas protestave që shpërthyen në vend, duke lënë të paktën 19 persona të vdekur dhe mbi 100 të plagosur. Para ndalimit, një fushatë në rrjetet sociale, e njohur si “nepo kid”, kishte bërë jehonë, duke nxjerrë në pah jetesën luksoze të fëmijëve të politikanëve dhe akuzat për korrupsion. Kur qeveria urdhëroi bllokimin e 26 platformave, përfshirë Facebook dhe YouTube, mijëra të rinj dolën në rrugë dhe sulmuan parlamentin në kryeqytetin Kathmandu të hënën. Disa rajone mbeten nën orë policore. Një ministër qeveritar tha se bllokimi u hoq pas një mbledhjeje emergjente vonë të hënën natën për të “adresuar kërkesat e Gjeneratës Z”. Qeveria kishte justifikuar fillimisht masën si një mënyrë për të luftuar lajmet e rreme,...