Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Një park ere në Tropojë, financim i një kompanie amerikane/ Balluku: Nisin procedurat e autorizimeve
Shqipëria po përgatitet për një nga projektet më të mëdha në Europë për prodhimin energjetik që vjen nga era. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, njëherazi zv/kryeministre, Belinda Balluku, u shpreh sot më 9 shtator gjatë konferencës së ambasadorëve “Diplo 2025” se ka nisur procedura e autorizimeve dhe pritet që parku të vendoset në zonën e Tropojës. Ajo u shpreh se projekti në fjalë do të financohet nga një kompani e madhe amerikane. “Në muajt në vazhdim po përgatitemi për një nga projektet më të mëdha në Europë të prodhimit energjetik eolik. Për parkun e erës të vendosur në zonën e Tropojës, e cila ka nisur të gjithë procedurën e autorizimeve, e financuar nga një nga kompanitë më të mëdha amerikane që do t’i shtojë kurorës...