“Diplo 2025”, ministrja Balluku: Shqipëria një hap larg nga ëndrra e saj e madhe, anëtarësimi në BE

“Diplo 2025”, ministrja Balluku: Shqipëria një hap larg nga ëndrra e saj e madhe, anëtarësimi në BE

Në Tiranë zhvillohet sot dita e dytë e Konferencës së Ambasadorëve Diplo 2025 “Shqipëria 2030: në Evropë, e ndërlidhur me botën”. Ambasadorët shqiptarë të akredituar nëpër botë, si edhe ekspertë vendas e ndërkombëtarë janë mbledhur në Tiranë për të diskutuar për integrimin evropian, diplomacinë ekonomike dhe sigurinë rajonale e globale. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, njëherësh zëvendëskryeministre, tha gjatë fjalës së saj se vendi ynë tashmë ndodhet në një moment historik dhe shumë afër realizimit të ëndrrës së madhe, asaj të anëtarësimit në BE. Balluku: Sot ndodhemi në një moment të rëndësishëm historik për vendin. Shqipëria, e ulur prej kohësh në tryezën e negociatave është vetëm një hap larg nga ëndrra e saj e madhe, që tashmë nuk ka nevojë të quhet ëndërr....