Rëndohet bilanci nga aksidenti në Has, humb jetën edhe një nga pasagjerët (Emri)

Rëndohet bilanci nga aksidenti në Has, humb jetën edhe një nga pasagjerët (Emri)

Ka shkuar në dy numri i viktimave nga aksidenti i mbrëmshëm në Krumë të Hasit. Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Kukësit, si pasojë e përplasjes mes dy automjeteve, ka humbur jetën në vendngjarje një nga drejtuesit e mjeteve tip Benz, shtetasi me inicialet N. S. Fatkeqësisht, mëngjesin e sotëm është konfirmuar se ka ndërruar jetë edhe një nga pasagjerët e përfshirë në aksident, i cili ishte transportuar në spital në gjendje të rëndë. Viktima e dytë e këtij aksidenti ka mbetur shtetasi  Zek Ngjeçi. Policia po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.