Greqia goditet nga një tërmet i fuqishëm në mesnatë, me 25 pasgotitje

Greqia goditet nga një tërmet i fuqishëm në mesnatë, me 25 pasgotitje

Një tërmet me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter u regjistrua pak pas orës 12 të mesnatës në zonën e Nea Styra në Evia, duke u ndjerë ndjeshëm edhe në Athinë dhe zonat përreth. Nga aty, pas regjistrimit nga Instituti Gjeodinamik në orën 12:27, deri në orën 6 të mëngjesit të së martës pasuan afërsisht 25 lëkundje të forta, ku më e vogla prej tyre arriti në 1.3 ballë të shkallës Rihter dhe më e madhja në 2.8 . Megjithatë, nuk është përjashtuar mundësia që pika të “jepë” një lëkundje pasuese rreth 4-4.5 ballë të shkallës Rihter . Sipas profesorit grek të sizmologjisë, Efthymis Lekkas, epiqendra e tërmetit ishte në det midis Nea Styra dhe Shqinia, një zonë që nuk ka histori të lëkundjeve të forta....