‘Patronazh–Sigurimi’: Kontrolli deri në shpi përmes Administratës Publike

‘Patronazh–Sigurimi’: Kontrolli deri në shpi përmes Administratës Publike

Nga Andi Mustafaj/ Patronazh-Sigurimi ose patronazhimi i shkrirë me administratën publike është një nga shtyllat më të fuqishme të regjimit të Edi Ramës, një mekanizëm kapilar kontrolli që futet deri në lagjen dhe shtëpinë e qytetarëve. Në çdo demokraci, partitë politike përpiqen të njohin zgjedhësit e tyre, të kuptojnë preferencat e tyre dhe t’i mobilizojnë në zgjedhje. Kjo është normale. Por në Shqipëri kemi një devijim të rrezikshëm: patronazhimi nuk bëhet nga strukturat partiake, por nga vetë administrata publike. Pra, nga punonjës që paguhen me taksat e qytetarëve për të shërbyer të gjithëve, jo për të shërbyer një partie. Kjo do të thotë se aparati shtetëror është shkrirë me partinë në pushtet dhe përdoret si mjet politik. Nepunësi i bashkisë, mësuesi, infermierja, punonjësi i tatimeve,...