Kryeministri shkul ndërtime, por jo krimin!

Kryeministri shkul ndërtime, por jo krimin!

Javët e fundit, urimet kryeministrore për një ditë apo javë të mbarë shoqërohen dhe me rrafshime ndërtimesh pa leje, deri dhe në shpërthime me tritol, siç me një hotel në ndërti në Vlorë apo një kompleks në Kepin e Rodonit. Këtë të martë, një ditë pasi java nisi me një masakër në Shkodër, aty ku krim po gëlon rëndshëm nën qeverisjen e tij, Rama ofron pamje të prishjes së ndërtimeve pa leje në bregdet, pikërisht te Kepi i Rodonit, shoqëruar me një gjuhë që të jep përshtyjen e shkuarjes së gjërave mbroth në vend.  “….Dhe me rivendosjen e rendit ligjor në trupin e mrekullueshëm të Kepit të Rodonit, ku u shkulën të gjitha ngrehinat e “tokës së xanun” e ku tanimë forcat e xhenjos po...