Në bord ishte edhe Greta Thunberg/ Sulmohet me dron anija në ujërat tuniziane

Në bord ishte edhe Greta Thunberg/ Sulmohet me dron anija në ujërat tuniziane

Një sulm i rëndë ka ndodhur gjatë natës në ujërat pranë Tunizisë, ku një dron ushtarak ka goditur anijen “Family Boat”, pjesë e Flotiljes Global Sumud, një mision civil me destinacion Rripin e Gazës. Sipas “La Repubblica”, në bord ndodheshin disa anëtarë të komitetit organizator, përfshirë aktivisten suedeze Greta Thunberg, Yasemin Acar dhe Thiago Avila. Sipas dëshmive të aktivistëve, droni ka lëshuar një mjet shpërthyes që ka shkaktuar zjarr në kuvertën e sipërme të anijes. Fatmirësisht, të gjithë personat në bord janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe flakët janë shuar. Autoritetet tuniziane, që kanë hapur një hetim zyrtar, mohojnë praninë e një droni dhe raportojnë për një zjarr të shkaktuar nga jelekët e shpëtimit. Por pamjet dhe videot e publikuara nga aktivistët ngrenë dyshime...