Dyshohet se ishte shënjestër e atentatit në Shkodër, reagon nga spitali Erogen Vaso: Distancohem nga informacionet për lidhje me grupe kriminale

Dyshohet se ishte shënjestër e atentatit në Shkodër, reagon nga spitali Erogen Vaso: Distancohem nga informacionet për lidhje me grupe kriminale

Ka reaguar nga spitali Erogen Vaso (Brajoviç), personi që dyshohet se ishte shënjestër e atentatit në Shkodër, ku mbeti i plagosur, ndërsa dy miqtë e tij humbën jetën. Ai shprehet se ia lë drejtësisë në dorë zbardhjen e ngjarjes që tronditi Shkodrën mëngjesin e sotëm, ndërsa shpreh ngushëllime për humbjen e dy jetëve. Deklarata e plotë: Unë Erogen Millan Vaso (Brajovic) e bej kete reagim per mediat dhe opinionin publik. Ne keto momente te veshtira jo vetem per mua i shpreh ngushellimet e ndjera familjareve te 2 miqve te mi qe ishim sebashku sot ne mengjes ne nje kafe ne qender te Shkodres. Ata ishin qytetare model te Shkodres, familjare te respektuar nga gjithe komuniteti. Dora e pabesise te nje vrasesi i shkeputi sot nga...