Prindër kujdes me pubertetin e parakohshëm të fëmijëve, ja simptomat dhe pasojat që shkakton

Prindër kujdes me pubertetin e parakohshëm të fëmijëve, ja simptomat dhe pasojat që shkakton

Një nga fazat tepër delikate për fëmijët është kalimi nga faza e fëmijërisë në atë të pubertetit.  Zakonisht kjo periudhë për djemtë fillon nga mosha 9 vjeç, deri në moshën 14 vjeç, ndërsa për vajzat nga mosha 8 vjeçe e deri në moshën 13 vjeçare. Nëse puberteti ndodh para këtyre moshave atëherë ekspertët e quajnë të parakohshëm. Por se cilat janë simptomat e pubertetit të parakohshëm dhe pasojat që sjell për të rinjtë do t’i gjeni të listuara në këtë artikull. Në shumicën dërrmuese të rasteve, puberteti i parakohshëm ndodh për shkak të mënyrës së të ushqyerit, nga disa faktorë gjenetikë apo mjedisorë, të cilët e përshpejtojnë procesin. Një tjetër arsye është fakti se gjendrat që prodhojnë hormone seksuale fillojnë të punojnë vetë dhe në...