Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
VIDEO/ Momente paniku në Athinë pas tërmetit të fuqishëm mbrëmjen e djeshme
Një tërmet me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter u regjistrua pak para mesnatës së së hënës në zonën e Nea Styra në Evia, duke u ndjerë ndjeshëm edhe në Athinë dhe zonat përreth. Sipas Institutit Gjeodinamik të Greqisë, tërmeti ndodhi në orën 00:27 pas mesnate dhe që prej asaj kohe janë regjistruar rreth 25 pasgoditje deri në orën 6 të mëngjesit të së martës, me magnitudë që varionte nga 1.3 deri në 2.8 Rihter. Ekspertët sizmologë grekë janë duke monitoruar nga afër zhvillimin e aktivitetit sizmik, duke u përpjekur të përcaktojnë nëse tërmeti kryesor ka kaluar apo nëse priten lëkundje të tjera.