Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Punimet në kalanë e Kaninës përfshijnë konsolidimin e strukturave, ndërhyrje restauruese e konservuese
Nga Julia Vrapi Kalaja e Kaninës, e cilësuar si një nga objektet më të njohura të trashëgimisë kulturore e historike në Vlorë po i nënshtrohet një ndërhyrjeje restauruese. Punimet në kalanë e Kaninës kanë nisur disa muaj më parë, ndërsa ato përfshijnë konsolidimin e strukturave, ndërhyrje restauruese e konservuese, si dhe elementë rijetëzues që pasurojnë përvojën e vizitorëve. Kalaja e Kaninës është monument kulture i kategorisë së parë, ku më herët bëhej me dije se në kuadër të projektit të restaurimit të kalasë do të kryheshin ndërhyrjet studim i detajuar i gjendjes së konservimit të strukturave të kalasë nëpërmjet studimeve dhe vlerësimeve gjeologjike, hidrologjike, strukturore. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja këto ditë ndau pamje nga punimet në këtë kala, teksa theksoi se,...