Silvinjo shpalos filozofinë e tij për pragduelin me Letoninë: Ndeshje kyçe, duhet të fitojmë

Silvinjo shpalos filozofinë e tij për pragduelin me Letoninë: Ndeshje kyçe, duhet të fitojmë

Adriatik BALLA Shqipëria do të presë sot në mbrëmje përfaqësuesen e Letonisë, në ndeshjen e radhës në grupin K eliminator për Kupën e Botës 2026, një ndeshje mjaft e rëndësishme e vendimtare për ecurinë e kuqezinjve këtë edicion kualifikues. Trajneri Silvinjo dhe kapiteni Berat Gjimshiti dolën dje në konferencë shtypi, ku dhanë përshtypjet e tyre në prag të kësaj sfide. Silvinjo pranoi se ka ftuar edhe lojtarë që s’kanë minuta por kjo nuk e shqetëson atë. “Ende nuk kam vendosur se kush do të jetë formacioni nesër. Do kemi ndryshime, si në aspektin mbrojtës, ashtu edhe ne aspektin sulmues. Kemi edhe një seancë stërvitore. Formacionin do ta vendos nesër. Është gjithmonë moment i mirë nëse e ke në dorë situatën. Është një ndeshje kyçe me...