Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë trondit bregun jugperëndimor të ishullit Evia në Greqi

Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë trondit bregun jugperëndimor të ishullit Evia në Greqi

Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë goditi bregun jugperëndimor të ishullit Evia, i dyti më i madh në Greqi, duke tronditur kryeqytetin Athinë, në jugperëndim të epiqendrës së tërmetit. Nuk u raportuan menjëherë të lënduar apo dëme materiale. Dridhja u ndje pas mesnatës sipas orës lokale të së martës, duke u forcuar gradualisht. Në vlerësimin e tij automatik, Instituti i Gjeodinamikës me seli në Athinë njoftoi në faqen e tij të internetit (gein.noa.gr) se tërmeti ndodhi pesë kilometra në veriperëndim të qytetit të Nea Styra, në një thellësi prej vetëm 13.6 kilometrash. Stergios Tsirkas, kryebashkiaku i Marathonas, një qytet përballë Gjirit Jugor të Euboeanit nga Nea Styra, tha se dridhja “ishte shumë intensive”, por se deri më tani nuk ka raportime për dëme. Kryebashkiaku i...