Mbeti i plagosur nga atentati në Shkodër, flet shënjestra: Viktimat ishin miqtë e mi! Aludimet për lidhjet e mia me grupe të tjera ia le drejtësisë…

Mbeti i plagosur nga atentati në Shkodër, flet shënjestra: Viktimat ishin miqtë e mi! Aludimet për lidhjet e mia me grupe të tjera ia le drejtësisë…

Pas atentatit të rëndë të ndodhur në mëngjesin e djeshën (8 shtator) në qendër të Shkodrës, ku mbetën të vrarë dy persona dhe u plagosën dy të tjerë, ka reaguar për herë të parë Erogen Millan Vaso (Brajovic), i cili sipas autoriteteve ka qenë shënjestra e atentatit. Në një deklaratë për median dhe opinionin publik, Vaso ka shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e dy miqve të tij të afërt, Armando Pali dhe Geridon Kraja, të cilët ishin ulur në një lokal me të në momentin e sulmit. Ai i ka cilësuar ata si “qytetarë model dhe familjarë të respektuar”, duke u shprehur se kjo ngjarje ka lënë një plagë të pashërueshme në jetën e tij. “Dora e pabesë e një vrasesi i shkëputi sot...