Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Kombëtarja zhvillon seancën e fundit stërvitore para Letonisë, situata e kuqezinjve
Kombëtarja shqiptare mbylli përgatitjet për ndeshjen ndaj Letonisë në stadiumin “Air Albania”. Ekipi i drejtuar nga tekniku Silvinjo zhvilloi një seancë pa shumë ngarkesë fizike, duke u fokusuar te skema taktike dhe goditjet standarde. Sulmuesi Myrto Uzuni u stërvit për një pjesë të sesionit, ndërsa më tej vazhdoi i diferencuar, ndërsa pjesa tjetër e ekipit u stërvit e plotë. Nesër, më datë 9 shtator kombëtarja do të presë Letoninë në sfidën e kualifikueseve të Botërorit 2026, që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” dhe nis në ora 20:45. Biletat për sfidën zyrtare të kuqezinjve në kualifikueset e Botërorit 2026 mund t’i blini online në adresën ebileta.al si edhe në biletarinë fizike që ndodhet në hyrjen qendrore të stadiumit “Air Albania” në Tiranë (e hapur...