Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Udhëheqësit e Partisë së Gjelbër Evropiane i kërkojnë BE të ndëshkojë autokracinë e Vuçiçit: Serbia po rrëshqet drejt diktaturës
Pesë anëtarë të lartë të Partisë së Gjelbër Evropiane i janë drejtuar sot udhëheqësve të Bashkimit Evropian me një apel urgjent për të dënuar publikisht sjelljen skandaloze të Presidentit serb Aleksandar Vuçiç, të cilin e akuzojnë për kërcënime, frikësim, fushata dezinformimi dhe retorikë autoritare kundër politikanëve evropianë dhe aktorëve demokratikë. Në një letër të përbashkët, të publikuar nga bashkëpresidentja e të Gjelbërve Evropianë, Vula Ceci – vetë një nga viktimat e sulmeve verbale të Vuçiçit – drejtuesit e BE-së, Ursula von der Leyen, Roberta Mezzola dhe Antonio Costa, paralajmërohen se Serbia po largohet me shpejtësi nga vlerat evropiane dhe se qytetarët serbë po shtypen nga një regjim gjithnjë e më represiv. Vuçiç, i cili gjatë një fjalimi televiziv më 5 shtator ofendoi delegacionin e të...