Pagesat bankare u rritën me 24% në gjysmën e parë të vitit

Pagesat bankare u rritën me 24% në gjysmën e parë të vitit

Përdorimi i kanaleve bankare të pagesave nga shqiptarët u rrit më tej në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, për 6-mujorin e parë 2025 individët dhe bizneset kanë kryer pothuajse 28 milionë pagesa në rrugë bankare, në rritje me 24% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Ndërkohë, vlera totale e transaksioneve arriti në 3.5 trilionë lekë , në rritje me 13% në raport me 6-mujorin e parë të vitit 2024.Në numër veprimesh, peshën kryesore në veprimet bankare të shqiptarëve vazhdojnë ta zënë pagesat me karta, me rreth 67% të totalit.Veprimet me kartë ende dominohen nga tërheqjet e parasë cash nga bankomatet, por pagesat me kartë në terminalet POS po rriten me ritme të shpejta në vitet...