Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Shoqata e të Verbërve letër kryeministrit: Jemi të braktisur, hodhët përgjegjësinë tek pushteti vendor e organizatat jofitimprurëse
Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë, i kanë dërguar një letër kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe disa ambasadave të rëndësishme në vendin tonë. Shoqata shprehet se ndihen të indinjuar për situatën e personave të verbër në Shqipëri. Kjo shoqatë deklaron se kjo kategori është lënë në harresë dhe se përgjegjësitë, shteti shqiptar i ka kaluar tek pushteti vendor e organizatat jofitimprurëse. “Ky nuk është vetëm një diskriminim i hapur, por edhe një skemë klienteliste, që i ka kthyer shërbimet për personat me aftësi të kufizuara në një mjet biznesi për disa grupe të interesit. Kjo qasje ka shkaktuar kolaps total të shërbimeve për të verbërit. Në asnjë qark të vendit nuk ofrohet asnjë shërbim i specializuar për të verbërit, ndonëse ligjet i parashikojnë ato...