Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Çdo ditë të jetë një sekret i mrekullueshëm”, demokratët publikojnë letrën që Trump dyshohet se i dërgoi Jeffrey Epstein për ditëlindje
Një shënim i supozuar i nënshkruar nga Donald Trump për Jeffrey Epstein është bërë publik nga Demokratët në Kongresin amerikan, duke shtuar tensionet politike dhe polemikat mbi lidhjet e dikurshme të ish-presidentit me financierin famëkeq. Letra, që thuhet se i është dërguar Epstein për ditëlindjen e tij të 50-të, përmban një mesazh të pazakontë: “Gëzuar ditëlindjen – dhe çdo ditë të jetë një tjetër sekret i mrekullueshëm.” Shënimi, i shoqëruar edhe me një vizatim, u përfshi në një seri dokumentesh që avokatët e pasurisë së Epstein ia dorëzuan Komitetit Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve, pas një thirrjeje zyrtare nga Kongresi më herët këtë vit. Demokratët e këtij komiteti postuan dokumentin në platformën X (ish-Twitter) të hënën, duke theksuar se transparenca për lidhjet e mundshme të...