Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Masakra me 2 viktima në Shkodër/ Analisti: Papërgjegjshmëri e policisë dhe organeve të ligjit!
Analisti Andi Tela, duke analizuar ngjarjen e rëndë kriminale që ndodhi sot në mëngjes në Shkodër me 2 të vrarë dhe 2 të plagosur, u shpreh se ajo shton pasigurinë publike dhe ankthin te qytetarët. I ftuar në MCN TV, Tela drejtoi gishtin te Policia e Shtetit për papërgjegjshmëri sepse kjo është ngjarja e dytë e rëndë në Shkodër në ditët e fundit, pas vrasjes në qendër të qytetit dhe parlajmëroi se ngjarja të tilla mund të ndodhin më pas në Tiranë. Tela: Ngjarja sot ka ndodhur në vendin më të mbrojtur të Shkodrës, në krah të bashkisë dhe është shkolla atje afër. Dita e sotme ka patur angazhim policor në të gjithë Shqipërinë dhe vrasësin kanë arritur ta arrestojnë gjysmë aksidentalisht. Pak ditë më...