Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Macron do të emërojë një kryeministër të ri në ditët në vijim: Ja emrat që spekulohen
Kryeministri francez François Bayrou humbi sot votëbesimin e Asamblesë Kombëtare, duke i dhënë fund mandatit të tij nëntëmujor. Ky zhvillim shënon një tjetër kapitull kaotik në politikën franceze, ku paqëndrueshmëria ka dominuar gjatë gjithë mandatit të dytë të presidentit Emmanuel Macron. Pallati Elize njoftoi se Macron do të pranojë dorëheqjen e Bayrou nesër dhe se brenda pak ditësh do të emërojë pasardhësin e tij. 74-vjeçari ishte kryeministri i katërt në vetëm dy vjet nën drejtimin e Macron, pas Elizabeth Bourne, Gabriel Atal dhe Michel Barnier. Një qeveri e dobët dhe e pambështetur Qeveria e pakicës e kryeministrit në largim u përball me kundërshtime të forta për shkak të planeve të saj për shkurtime drastike buxhetore. Bayrou kërkoi një reduktim prej 44 miliardë eurosh për të...