Paruke, municione dhe anti-plumba! Si u lirua me kusht Ragip Gila, sot vrau dy vetë

Paruke, municione dhe anti-plumba! Si u lirua me kusht Ragip Gila, sot vrau dy vetë

Ragip Gila SHKODËR-Ragip Gila, autori i dyshuar i vrasjes së dy personave dhe plagosjes së dy të tjerëve, mëngjesin e sotëm (8 shtator 2025) në Shkodër, ishte liruar vetëm para pak muajsh nga paraburgimi, ku mbahej i arrestuar për “prodhim dhe shitje narkotikësh”. Gila u arrestua në 6 dhjetor të vitit 2023, dhe prej asaj kohë qëndronte në masën e sigurisë arrest në burg. Në banesën e tij asakohe Policia zbuloi një arsenal armësh, municion luftarak, jelek antiplumb dhe lëndë narkotike. Mirëpo sipas vendimit të Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm, 29-vjeçari ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar dhe dënimi i tij iu ul me një të tretën, në 3 vite e katër muaj burg. Edhe ky dënim me burg është pezulluar nga Gjykata, e cila ka cakruar që...