“Dyshime për hakmarrje mes Bajrave dhe Licëve!”/ Lala jep detaje për shënjestrën e atentatit në Shkodër, Erogen Brajovic

“Dyshime për hakmarrje mes Bajrave dhe Licëve!”/ Lala jep detaje për shënjestrën e atentatit në Shkodër, Erogen Brajovic

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka dhënë detaje nga masakra në Shkodër me dy të vrarë dhe dy të plagosur. Lala tha se shënjestra e atentatit ka qenë Erogen Brajovic, vëllai i Denis Brajovic, eksponent i njohur i botës së krimit. Lala ka treguar disa nga pistat, ndër të cilat, edhe një hakmarrje e mundshme mes Bajrëve dhe Licëve. “Shënjestra ka qenë Erogen Brajovic, vëllai i Denis Brajovic, i arrestuar në kuadër të Metamorfozës, i dyshuar si anëtar i grupit Bajri. Autori i dyshuar ka deklaruar se e kishte personale me Brajovic por nuk kishte qëllim të vritste të tjerët. Sipas hetueseve nuk qëndron, pasi Gila bashkëpunonte me grupe kriminale të fuqishme në zonë. Vepronte për llogari të...