Shënjestra e atentatit, mik i Luiz Ejllit dhe Erion Veliajt, kandidat për deputet i Vangjel Dules dhe gjobëvënës

Shënjestra e atentatit, mik i Luiz Ejllit dhe Erion Veliajt, kandidat për deputet i Vangjel Dules dhe gjobëvënës

Erogen Vaso alias Brajoviç mendohet se ka qenë shënjestra e atentatit të sotëm në zemër të kryeqendrës së veriut, ku mbeti i vrarë miku i tij Armando Pali dhe truproja Liridon Kraja alias Lushi. Këta dy persona ishin në tavolinë me Erogen Vason dhe fatkeqësisht humbën jetën, ndërkohë vetë “i forti” i Shkodrës mbeti i plagosur, bashkë me një kamariere. Ai është një emër i njohur për Policinë e Shkodrës dhe vetë komunitetin në kryeqendrën e veriut, për shkak të jetës kontraverse mes gjobëvënies, politikës dhe krimit. 43 vjeçari e ka nisur “karrierën” në vitet 2006-2007, kur është akuzuar dhe arrestuar për veprën penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për përfitim të pasurisë”, e njohur ndryshe si gjobëvënie. Rreth një dekadë më...