Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Shoferi humb jetën nga përplasja e dy makinave në Krumë, plagoset drejtuesi tjetër
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:50, në aksin rrugor Krumë-Golaj. Policia e Kukësit njofton se si pasojë e aksidentit ka mbetur i vdekur në vend një nga drejtuesit e automjeteve Benz, shtetasi me iniciale N. S. Gjithashtu, të plagosur kanë mbetur drejtuesi tjetër i automjetit, shtetasi N. L., dhe pasagjeri shtetasi Z. N., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti. gijotina.com/