Shqipëria kryeson Europën për rritjen e netëqëndrimeve turistike për tremujorin e dytë të 2025

Shqipëria kryeson Europën për rritjen e netëqëndrimeve turistike për tremujorin e dytë të 2025

Agjencia e Statistikave Europiane ka publikuar së fundmi të dhënat lidhur me netëqëndrimet turistike për tremujorin e dytë të vitit. Sipas statistikave, gjatë kësaj periudhe në kontinent janë realizuar 826.1 milionë netëqëndrime në akomodimet turistike të BE-së. Kjo përbën një rritje prej 40.2 milionë netësh (+5.1%) krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2024. Rritja është vërejtur në nivel të BE-së dhe në të gjitha shtetet për të cilat kishte të dhëna të disponueshme. Po si paraqitet situata në Shqipëri? Sipas të dhënave, gjatë këtyre tre muajve në vend janë regjistruar rreth 2.3 milionë netëqëndrime, me një rritje prej 32.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Nga kjo shifër, rreth 1.7 milionë netëqëndrime janë realizuar nga turistët e huaj dhe 569...