Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Do të marr hak personalisht”/ Ekzekutimi i Kristian Kolës, shokon babai i viktimës: Atentatorët e qëlluan në pabesi
Qyteti i Shkodrës u trondit mbrëmjen e së enjtes nga një atentat mafioz. 34-vjeçari Kristian Kola ishte duke pirë kafe në mes të qytetit, në një lokal te ‘Kinema Republika’, kur dy autorë kanë qëlluar në drejtim të tij duke e lënë të vdekur në vend. Teksa hetimet për ngjarjen vijojnë, në një intervistë televizive, babai i viktimës hedh akuza ndaj autoriteteve. Sipas tij, ndërhyrja e ambulancës u bë me vonesë, ndërsa thotë se lajmin për humbjen e dalin e mësoi nga mediat. “E kam marrë vesh përmes mediave të huaja, doli pas pune me shokë, ka pirë një kafe. Atentatorët i qëlluan në pabesi. Nuk është rasti i parë në Shkodër që ndodh vrasje me pagesë, por burri të vret ndër sy. Këtu 99%...