Përballja me kuqezinjtë, trajneri i Letonisë: Shqipëria është ndryshe nga Serbia

Përballja me kuqezinjtë, trajneri i Letonisë: Shqipëria është ndryshe nga Serbia

Trajneri i Letonisë, Paolo Nikolato, një ditë para sfidës me Shqipërisë është shoprehur se e sheh me optimizëm të ardhmen e përfaqësueses që drejton dhe shpreson që ekipi të bëjë mirë si në ndeshjet e fundit edhe ndaj Shqipërisë. Në konferencën për mediat ai theksoi se vlerësonte Shqipërinë, por ekipi i tij po përqendrohej te loja e vet dhe jo e kundërshtarëve. “Ndeshja ndaj Serbisë dhe ajo e radhës ndaj Shqipërisë janë dy ndeshje të ndryshme. Shqetësimi ynë kryesor është rikuperimi i lojtarëve pasi shpenzuam shumë energji në ndeshjen e mëparshme. Ne luajtëm shumë mirë një pjesë të ndeshjes së mëparshme. Jemi në rrugën e duhur, mua më pëlqeu ndeshja e mëparshme. Mendoj se mund të bëjmë një punë të mirë edhe ndaj Shqipërisë gjithashtu....