Begaj pret Trupin Diplomatik shqiptar: Kemi treguar se mund të kontribuojmë për stabilitet

Begaj pret Trupin Diplomatik shqiptar: Kemi treguar se mund të kontribuojmë për stabilitet

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në mbrëmje Trupin Diplomatik shqiptar që shërben në vende të ndryshme të botës. Kreu i Shtetit, në një fjalim të posaçëm, paraqiti vizionin e tij për një zë më të fuqishëm të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, në mbrojtje të interesave kombëtare në një kohë të mbushur me kriza dhe pasiguri. “Si një vend i vogël në madhësi, por i madh në vullnet, ne kemi treguar se mund të kontribuojmë për stabilitet, për bashkëpunim dhe për zgjidhje të përbashkëta. Ky është roli që forcon pozitën dhe imazhin tonë në botë, si dhe rrit identitetin e Shqipërisë si partner i besueshëm dhe faktor stabiliteti në rajon e më gjerë”. Presidenti i Republikës theksoi rëndësinë e partneritetit me Shtetet e Bashkuara...