Nga Downing Street te paratë e mëdha, Guardian: Si Boris Johnson përdori lidhjet si kryeministër për kontrata milionëshe private

Nga Downing Street te paratë e mëdha, Guardian: Si Boris Johnson përdori lidhjet si kryeministër për kontrata milionëshe private

Një dosje e madhe e zbuluar në mënyrë ekskluzive nga The Guardian, e njohur si “Boris Files”, sjell në dritë shkelje të etikës dhe mundësi lobimi nga ish-kryeministri britanik. Dokumentet, që përfshijnë mbi 1,800 dosje si email-e, kontrata, fatura dhe leksione, tregojnë sesi Johnson shfrytëzoi ambientin e një zyre privatëshubvencionuar publike dhe kontaktet e fituara gjatë mandatit për të siguruar fitime financiare të majme. Johnson ka tentuar të lobojë te një zyrtar i lartë saudit, me të cilin kishte pasur kontakt gjatë kohës si kryeministër, për një firmë konsulence të quajtur Better Earth, e cila synonte bashkëpunim në çështjet e energjisë dhe ndryshimeve klimatike, shkruan Guardian. Ai ka përfituar më shumë se £200,000, sipas dokumenteve, nga një fond investimi (hedge fund) pas një takimi me...