Zbulohet gabimi që i kushtoi 25 vite heqje lirie studentes që ëndërronte të bëhej juriste

Zbulohet gabimi që i kushtoi 25 vite heqje lirie studentes që ëndërronte të bëhej juriste

Një studente britanike e drejtësisë, 23-vjeçarja Mia O’Brien, është dënuar me 25 vite burg në Dubai, pasi u kap me 50 gramë kokainë në banesën e saj në tetor të vitit të kaluar. Ajo ndodhet aktualisht në burgun famëkeq Al-Awir, i quajtur ndryshe edhe si “Alkatrazi i Gjirit”. E dënuar më 25 korrik pas një gjyqi të përshpejtuar në gjuhën arabe që zgjati vetëm një ditë, Mia tashmë ndodhet në një qeli të pistë, që e ndan me gjashtë gra të tjera, duke fjetur në një dyshek në dysheme. Nëna e saj, Danielle McKenna, ka ngritur zërin publikisht, duke deklaruar se bëhet fjalë për një gabim të rëndë gjyqësor dhe se vajza e saj “nuk ka prekur kurrë drogën në jetën e saj”. “Ajo bëri...