Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Aksionet e fundit/ Çupi paralajmëron: Kontrolli i territorit dhe ligjit, sfida kryesore për integrimin në BE
Analisti Frrok Çupi, i ftuar në një emision televiziv, ka bërë një analizë mbi sfidat që po përballet Shqipëria në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian, duke theksuar hendekun mes aspiratës politike dhe realitetit qytetar. Ai theksoi se kjo që ka marrë Rama mbi supe është një mision dhe sfidë e madhe. “Ne e njohim situatën në Shqipëri, njohim dhe qytetarinë shqiptare, Edi Rama po tenton të bëjë një Shqipëri evropiane me një qytetari joeuropiane. Me një qytetari që për të thënë të vërteten është e hutuar, e goditur, e trullosur, sepse vjen nga kontrolli strikt i territorit i viteve të diktaturës në një tallava, që u zgjat për shumë kohë pas 1990. U godit ideja që duhet zbatuar ligjet, u goditën vlerat shumë të...