E FUNDIT/ Shpresat kuqezi thyhen në fund, Bushi merr sinjale pozitive kundër Zvicrës.

E FUNDIT/ Shpresat kuqezi thyhen në fund, Bushi merr sinjale pozitive kundër Zvicrës.

Shqipëria U21 ka përfunduar edhe testin e dytë miqësor. Pas Gjermanisë U21, Shpresat kuqezi u përballën sot me Zvicrën U21 në Arau. Ekipi i drejtuar nga Alban Bushi u mposht me shifrat e ngushta 2-1. Helvetët kaluan të parët në epërsi me anë të Çiperfildit në minutën e 27, ndërsa Shehu barazoi rezultatin në minutën e 62-të. Megjithatë kuqezinjtë e vegjël nuk arritën ta mbanin deri në fund baraspeshën. Ekipi kombëtar U21 u thye në minutën e 81-të, kur Ngonzoja vulosi përfundimisht shifrat në 2-1. Pavarësisht humbjes, trajneri Alban Bushi ka marrë sinjale pozitive nga ekipi./Sport Ekspres/