Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Salianji për mas*krën në Shkodër: Autori bëri 1 vit burg, kurse unë u dënova se denoncoja këtë kategori
Ervin Salianji ka reaguar masakrën e Shkodrës me 2 të vrarë dhe 2 të plagosur, teksa autori Ragip Gila ishte liruar nga qelia 6 muaj më parë. Në një postim në Facebook, Salianji ka shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave dhe u ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve. Salianji e vë theksin te autori, i cili u arrestua 2 vite më parë me armë e drogë, ndërsa doli nga burgu pasi kreu rreth 1 vit dënim. Ai thotë se vetë u dënua me 1 vit burg për shpifje, që siç shprehet, vetëm sepse denonconte këtë kategori njerëzish të lidhur me qeverinë. Salinji la qelinë në korrik të këtij viti. Në mars 2025, autori i masakrës, Ragip Gila u lirua nga gjykata e cila i...