Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
195 vjet nga lindja e nobelistit, Frédéric Mistral
Më 8 shtator shënohet përvjetori i lindjes së Joseph Étienne Frédéric Mistral, poetit të madh francez, i cili u nderua me Çmimin Nobel për Letërsi në vitin 1904. I lindur në vitin 1830 në Maillane të Francës jugore, Mistral u bë një nga figurat më të shquara të letërsisë europiane, duke mbetur përjetësisht i lidhur me rrënjët e tij provansale dhe me pasionin për gjuhën oksitane, transmeton KultPlus. Qysh në rini ai tregoi dashurinë e thellë për traditën dhe folklorin e vendlindjes. Në një kohë kur frëngjishtja po dominonte jetën kulturore dhe politike të Francës, Mistral u angazhua në ringjalljen e gjuhës provansale, duke e ngritur atë në nivel të lartë poetik e duke i dhënë dinjitetin e humbur. Ai ishte një nga themeluesit e...