Sulmi rus ndaj qeverisë ukrainase, ambasadorja e BE në Kiev: Putini e di saktësisht çfarë po bën

Sulmi rus ndaj qeverisë ukrainase, ambasadorja e BE në Kiev: Putini e di saktësisht çfarë po bën

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Ukrainë, Katarina Mathernova, ka deklaruar se Rusia ka goditur qëllimisht një ndërtesë qeveritare në Kiev me raketë balistike Iskander, e cila përmbante municion thërrmues, një lloj armësh të ndaluara gjerësisht për shkak të rrezikut ndaj civilëve. Deklarata e fortë e diplomates europiane erdhi gjatë një vizite që ajo zhvilloi në ndërtesën e kabinetit të ministrave të Ukrainës, ku ndodhi sulmi. Së bashku me diplomatë të tjerë ndërkombëtarë, ajo u njoh nga afër me dëmet. “E pashë me sytë e mi: Putini e di saktësisht se çfarë po bën. Raketa ishte e drejtuar pikërisht në zemër të qeverisë së Ukrainës”, tha Mathernova. Ajo theksoi se falë një defekti në shpërthimin e plotë të raketës, ndërtesa nuk u shkatërrua tërësisht. “Na treguan...