“Policia, hape derën”/ Dalin pamjet nga aksioni antidrogë në Elbasan, sekuestrohen kokainë e armë. Si u zbulua rrjeti kriminal

“Policia, hape derën”/ Dalin pamjet nga aksioni antidrogë në Elbasan, sekuestrohen kokainë e armë. Si u zbulua rrjeti kriminal

Policia e Elbasanit ka bërë publike pamjet nga aksioni antidrogë, ku u vunë në pranga dhjetëra persona si dhe u sekuestruan armë, drogë e municione. Policia sqaron se strukturat për Hetimin e Krimeve të DVP Elbasan, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, pas një hetimi të thelluar të ndjekur me metoda speciale prej disa muajsh, finalizuan megaoperacionin policor të koduar “First Day”, që kishte në fokus goditjen e personave të përfshirë në shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike, e shtrirë në kohë dhe vende të ndryshme, kryesisht pranë ambienteve të shkollave, lokaleve dhe më gjerë, në Elbasan, Librazhd, Gramsh, Cërrik, Peqin, Belsh dhe Perrenjas. Në kuadër të këtij operacioni u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,...