‘Rusia do të prodhojë 2,500 raketa’/ Inteligjenca ukrainase: Putin po përgatitet për përballje me NATO-n

‘Rusia do të prodhojë 2,500 raketa’/ Inteligjenca ukrainase: Putin po përgatitet për përballje me NATO-n

Zëvendësdrejtori i shërbimit të inteligjencës ushtarake ukrainase, Vadym Skibitsky, komentoi mbi prodhimin rus të armëve. Me anë të një interviste për mediat ukrainase, ai thekson se, Kievi ka informacion të saktë për këtë fakt. Sipas raportit, Rusia do të prodhojë 2,500 raketa, duke përfshirë raketa lundrimi, raketa balistike dhe raketa hipersonike, deri në fund të vitit 2025. Përveç kësaj, Rusia planifikon të prodhojë 57 avionë ushtarakë këtë vit, duke përfshirë modelet Su-57, Su-35, Su-34 dhe Su-30, gati 250 tanke të reja T-90M, 1,100 transportues të blinduar personeli dhe 365 sisteme të reja artilerie, shkruan A2 CNN. "Rusia synon të rrisë më tej prodhimin. Përveç kësaj, po vërejmë një rritje të ndjeshme në prodhimin e mjeteve ajrore pa pilot, veçanërisht të dronëve Geran, Garpiya dhe FPV",...