“Qeveria bashkëpunon me grupet kriminale”, Berisha pas masakrës në Shkodër: Ramaduro jep ‘licencë për të vrarë’

“Qeveria bashkëpunon me grupet kriminale”, Berisha pas masakrës në Shkodër: Ramaduro jep ‘licencë për të vrarë’

Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka reaguar me tone të ashpra pas ngjarjes së rëndë kriminale që ndodhi sot në Shkodër, ku dy persona humbën jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur, përfshirë një kamariere e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha e cilësoi ngjarjen si “masakrën e dytë brenda vitit” në këtë qytet, duke e krahasuar me një ngjarje të mëparshme ku, sipas tij, “u vranë një çift i pafajshëm”. “Breshëri plumbash në Shkodër. Masakra e dytë brenda vitit! Në të parën u vranë një çift i pafajshëm, sot një kamariere lufton për jetën,” shkruan Berisha. Ish-kryeministri akuzon kryeministrin Edi Rama për “hakmarrje ndaj Shkodrës”, duke e lidhur situatën e kriminalitetit në qytet me atë...