Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Në QSUT nis mësimi në dy klasat e posaçme për fëmijët e shtruar në spital
Fëmijët që ndodhen të shtruar në spitalin Pediatrik të Specialiteteve në QSUNT, kanë nisur sot mësimin, falë dy klasave të posaçme të ngritura në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Në QSUT funksionojnë dy klasa të dedikuara për fëmijët e shtruar, të pajisura me mjete didaktike moderne dhe mësues të përkushtuar, të cilët kujdesen që asnjë nxënës të mos mbetet pas në arsim, pavarësisht sfidave shëndetësore që mund të përjetojë. Në ditën e parë të vitit të ri shkollor, drejtori i përgjithshëm i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Florenc Spaho, vizitoi ambientet e Spitalit Pediatrik, për të uruar një vit të mbarë shkollor për fëmijët që janë të shtruar dhe nuk mundën të jenë në klasë me moshatarët e tyre. “Për ta, shkolla nuk...