Megaoperacioni në Elbasan/ Policia: 30 në pranga, 14 në kërkim, 1 në hetim! Sekuestrohet drogë, armë e municion luftarak

Megaoperacioni në Elbasan/ Policia: 30 në pranga, 14 në kërkim, 1 në hetim! Sekuestrohet drogë, armë e municion luftarak

Policia e Elbasanit del me deklaratë për megaoperacionin që goditi rrjetin e shpërndarjes dhe tregtimit të lëndëve narkotike. 30 persona kanë rënë në pranga, 14 në kërkim dhe 1 person në hetim. Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar sasi lënde narkotike kokainë dhe kanabis, armë zjarri pistoletë dhe kallashnikov, armë gjahu, sasi e konsiderueshme municioni luftarak, peshore elektronike, thika, përforcues grushti, steka duhani të dyshuara të kontrabanduara, laptop, tablet, DVR, targa automjetesh (shqiptare dhe belge), shuma parash në euro, paund, dollar, franga zviceriane dhe 24 celularë. Njoftimi i plotë Finalizohet megaoperacioni “First Day”, goditet rrjeti i shpërndarjes dhe tregtimit të lëndëve narkotike në qarkun Elbasan. Operacioni i ndjekur me metoda speciale të hetimit prej disa muajsh, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë...