Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama ndan videon e radhës: Ecim, pa ndalim

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama ndan videon e radhës: Ecim, pa ndalim

Vijon aksioni për lirimin e hapësirave të zaptuara publike në rang vendi. Kryeministri Edi Rama ka ndarë videon e radhës nga aksioni. Përpos ndarjes së videos në Facebook, kreu i qeverisë shkruan “Ecim, pa ndalim”. Rama ka theksuar më herët se lirimi i hapësirave publike, sipas tij do t’i hapë rrugën Rilindjes Urbane 2.0, e cila do të rrisë cilësinë e jetës komunitare dhe përmasën e gjelbër të qyteteve. Top Channel